Aktualitet

Ilir Meta: Basha me gjithë familjen ndenji një muaj te shtëpia ime. U trondita kur…

Kreu i PL Ilir Meta i ftuar në “Frontline” në Report Tv ka treguar detaje të pathëna nga raporti me kreun e PD Lulzim Basha dhe se kur ndodhi krisja e parë e raportit të tyre.

“Kur u vendos që do bëja koalicion me Berishën, gjithë korrikun dhe gushtin Basha, gruaja dhe vajza e tij e kaluan në Lalëz te shtëpia jonë dhe lozëm volejboll dhe me Arditin dhe të tërë. Kaluam shumë shumë mirë. Një ditë të bukur vete në zyrë nga ministria e Jashtme. Më vjen drejtoresha e ministrisë së Jashtme me dosje të madhe dhe jo shumë e lumtur. Unë kisha punuar me të disa herë me të në ministri të Jashtme ishte hera e tretë që shërbeja në ministri të Jashtme.

Për një muaj këtu s’ka rrogë tha, dhe më nxori 60 emërime të bëra nga zotëria (Basha). Më tha janë emërimet që ka bërë zotëria, ky shoku yt, pra Luli. I ka bërë pas zgjedhjeve. Rrinte me mua gjatë pushimeve edhe emëronte. Ou thashë unë si ka bërë gjithë këto emërime dhe s’më ka thënë një fjalë. Kjo ishte një faturë shumë e madhe… Për fat të keq ministria e Jashtme kishte një buxhet shumë të limituar. Marr në telefon Bashën, hajde se situata është pak serioze. Çfarë ka ndodh më tha. I thashë ke bë 60 emërime. Më thotë mua ky çfarë problemi ke ti. I thashë ti ke firmosur do i zbatosh. I bëra se kisha detyrime më tha, ti nuk ke mos i bëj. Që ateherë mora një tronditje…”, tha Meta.

/a.r

#Ilir #Meta #Basha #gjithë #familjen #ndenji #një #muaj #shtëpia #ime #trondita #kur..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button