Aktualitet

‘Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin’, Rama në kryefaqet e mediave italiane: Po hidhet baltë mbi Shqipërinë

Kryeministri Edi Rama ka tërhequr vëmendjen mediave italiane pas reagimit lidhur me emisionin ‘Report’ në RAI 3 i cili duke trajtuar marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët.

Rama thotë se emisioni i Rai 3 po hedhin baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

“Baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar Melonin! Po sillen si komunistët e vjetër“ është titulli i intervistës së kryeministrit Edi Rama publikuar në faqe të parë të gazetarës italiane “Il Giornale”

“Më falni por që kur avokatët penalë jetojnë duke mbrojtur engjëjt dhe shenjtorët? Të përcaktosh një avokat, pra një figurë kyçe të shtetit të së drejtës, si person i besuar i kriminelëve, epo, vjen erë komunizmi, sepse më bën të mendoj për diktaturën gjakatare të Enver Hoxhës, i cili varrosi figurën e avokatit sic varroseshin lebrozët në mesjetë” thote ai gjate intervistes. 

E prisnit këtë nga televizioni italian?

“Të them të drejtën jo, sepse mbetem shumë i lidhur me Rain, të cilit i detyrohem shumë. Ishte e vetmja dritare drejt botës në çerekshekullin e parë të jetës sime. Dhe nuk mund të mos më lëndojë të shoh Shqipërinë të sulmuar në atë mënyrë të neveritshme nga Rai, sikur të ishte rihapur një faqe e zezë në historinë e shtypit italian, kur fjala shqiptar përdorej si sinonim për kriminel, trafikant. hajduti, prostituta dhe vetë Shqipëria trajtohej si burim i së keqes”

Rama:‘Nuk është krim të telefonosh Corsinin! Emisioni ‘Report’ i Rai 3 na përdor për të sulmuar Melonin’  është titulli i intervistës publikuar sot në La Stampa.

Ndërkohë dje kryeministri Rama dha një intervistë për  La Repubblica” e cila korrigjoi gabimin për atëa që e kishte quajtur ‘telefonatë e tërbuar’ nga Rama për Corsinin.

Klikoni ketu, te gjitha mediat

#Emisioni #Report #Rai #përdor #për #të #sulmuar #Melonin #Rama #në #kryefaqet #mediave #italiane #hidhet #baltë #mbi #Shqipërinë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button