Aktualitet

Sherr për pronat në Konispol, rrihet me grushte një grua, Policia jep detajet e para

Një konflikt për çështje pronësie në Konispol ka përfunduar me dhunimin e një gruaje. Policia njofton se ajo është goditur me grushte nga një 23-vjeçar dhe e afërmja e tij 42-vjeçare.

Për të dy uniformat blu kanë nisur procedimin penal, ashtu si edhe për një 38-vjeçar që ka qëlluar me armë gjatë konfliktit.

Stacioni i Policisë Konispol referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. I., 23 vjeç, M. I., 42 vjeçe, dhe B. H., 38 vjeç, të tre banues në Konispol, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për çështje pronësie, shtetasit R. I. dhe M. I. kanë goditur me grushte shtetasen Th. H., ndërsa shtetasi B. H. dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë gjahu të cilën e kishte me leje”, sqaron policia.

/a.r

#Sherr #për #pronat #në #Konispol #rrihet #grushte #një #grua #Policia #jep #detajet #para
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button