Aktualitet
“Mbaroi o jeta ime!”/ Përfitoi nga Amnistia, lirohet nga qelitë e burgut edhe një vajzë! Mes lotësh takohet me të atin

Me zbatimin e ligjit për Amnistinë Penale, sot në të gjithë vendin u hapën dyert e burgjeve për rreth 780 të dënuar.
Personat e liruar kanë qenë kryesisht të dënuar për vepra të lehta penale.
Mes përfituesve nga amnistia ka qenë edhe një vajzë. E reja sapo ka dalë nga burgu është takuar me të atin.
“Mbaroi o jeta ime”, është shprehur ai, ndërsa e reja mes lotësh i tha “sa je dobësuar”.
Nga amnistia penale përfitojnë edhe rreth 800 të dënuar, si edhe 2662 persona të dënuar me shërbim prove. Ndërkohë për protestuesit do të pushohen 232 çështje./m.j
#Mbaroi #jeta #ime #Përfitoi #nga #Amnistia #lirohet #nga #qelitë #burgut #edhe #një #vajzë #Mes #lotësh #takohet #të #atin
Java News