Aktualitet

Basha sfidon Metën për President të Partisë së Lirisë: Sa më të fortë t’i kemi konkurrentët…!

Tre ditë para Konventës së Partisë së Lirisë Ilir Meta duket se ka gjetur rivelin e tij për postin e presidentit të Partisë së Lirisë.

Në prag të Konventës së 27 prillit, një person i panjohur ka deklaruar se do të kandidojë përballë tij për postin e presidentit.

Faik Basha, një emër krejt i panjohur nga kjo parti, nëpërmjet një postimi në facebook, ka deklaruar se do të garojë përballë Metës për postin e presidentit të partisë më 27 prill. Kandidimi i emrave të panjohur që thjesht shpikën për të plotësuar fletën e votimit është një formule e njohur në politikën shqiptare, por rasti më flagrant është ai i Maqo Lakrorit perballë Ramës ne 2009.

Deri para shpalljes së kandidaturës së Faik Bashës, Meta ishte i vetmi kandidat për president të partisë së Lirisë, ndërsa deputeten Erisa Xhixho e përmendte gjithmonë si kandidate për zëvendëspresidente të partisë.

Në një deklaratë për mediat në Vlorë, Meta reagoi për kandidaturën e Faik Bashës.

“E përshëndes për shpirtin e garës, shpirtin e garës e kemi të lindur. Sa më të fortë i kemi konkurrentët, aq më të mirë bëhemi. Do të fitojmë pa doping”- tha Meta./m.j

#Basha #sfidon #Metën #për #President #të #Partisë #së #Lirisë #më #të #fortë #kemi #konkurrentët
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button