Aktualitet

FOTO / Plas grushti në Parlamentin grek, deputeti rreh rivalin e ekstremit të djathtë

Një episod i dhunshëm ka ndodhur në Kuvendin grek me protagonist ish-deputetin e Spartanëve dhe deputetin e Zgjidhjes Helene, Vassilis Grammenos.

Informacionet thonë se Floros ka goditur me grusht deputetin e Zgjidhjes Helene në seancën plenare të Kuvendit.

Grammenos u dërgua në klinikën e Kuvendit për t’i dhënë ndihmën e parë.

Të njëjtat informacione thonë se Konstantinos Floros dyshohet se është përpjekur të justifikojë veprimin e tij të pamenduar, duke thënë se Grammenos e ka sharë vulgarisht dhe e ka kërcënuar se do ta fuste në burg me pranga në duar.

/a.r

#FOTO #Plas #grushti #në #Parlamentin #grek #deputeti #rreh #rivalin #ekstremit #të #djathtë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button