Aktualitet
Berisha thirrje militantëve që të bllokojnë Rinasin: Nuk do ta lejojmë Veliajn që të kthehet

Gjatë fjalës së tij të radhës nga dritarja e shtëpisë, Sali Berisha paralajmëroi një tjetër protestë të opozitës këtë të premte.
Nga arresti i shtëpisë ai ftoi militantët e tij dhe të Ilir Metës që të mos lejojnë kthimin në vend të Erion Veliajt, i cili sipas tij ndodhet në Holandë.
“Erion Veliaj, sot nga Hanoveri shkon nesër në Holandë për të takuar hajdutët ku ka çuar paratë e inceneratorit. Askund në botë nuk do mund të kthehej në aeroport ky hajdut. Ndaj dhe betejë, betejë, betejë gjer në fitore. E premtja është dita e triumfit. Dita e fitores. Dita e ngadhënjimit. Dita e drejtësisë”, deklaroi Berisha.
/a.r
#Berisha #thirrje #militantëve #që #të #bllokojnë #Rinasin #Nuk #lejojmë #Veliajn #që #të #kthehet
Java News