Aktualitet

Ish deputeti i PD: Meta shoqëroi Gruevskin me makinën presidenciale kur u arratis!

Ish deputeti i PF, Azgan Haklaj i ftuar në emisionin “Intervista e ditës” në DritareTv bëri një deklaratë të fortë për kreun e Partisë së Lirisë, zotin Ilir Meta. Haklaj tha se Meta po ndërhyn në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, duke bërë thirrje për mbështetjen e partisë VRMO-DPMNE-së, për të përçarë faktorin shqiptar. Zoti Haklaj tha se Meta e ndihmoi Gruevskin të arratiset nga Maqedonia e Veriut përmes Shqipërisë.

“Nuk kemi patur demokraci, por një autokraci. Këta kanë kuptuar që u ka ardhur fundi dhe po përpiqen të luajnë. A e keni parë konventën e 27 prillit të zotit Meta. Meta e deklaroi këtë konventë nga Korça, kur kishte përfaqësues të VRMO-DPMNE-së, e cila është etiketuar si një parti ultranacionaliste që është në të njëjtën valë me Rusinë.

Meta ka qenë në të njëjtën valë me Gruevskin. Ai e ndjen që do të ketë ose fatin e Gruevskit ose fatin e Belerit. Prandaj është trishtuar edhe ka zgjedhur pikërisht datën 27 prill. Meta e ka shoqëruar Gruevskin nëpër Shqipëri kur ia mbathi. Me zvarritje Gruevski kaloi nëpër Shqipëri dhe shkoi atje ku është sot. Kjo është e vërtetë. Pse e mbështet sot VRMO-DPMNE-në ai? Pse nuk bën thirrje që të mbështesin kandidatin për president zoti Bujar Osmani? Por del dhe thotë që e ardhmja do të jetë VRMO-DPMNE-ja. Pra Meta po ndërhyn në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut për të përçarë faktorin shqiptar.”, tha zoti Haklaj/m.j

#Ish #deputeti #Meta #shoqëroi #Gruevskin #makinën #presidenciale #kur #arratis
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button