Aktualitet
I dënuar me burg që në vitin 2015, arrestohet 65-vjeçari në Elbasan

Në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Sundimi i ligjit” është arrestuar 65-vjeçari me iniciale K.E., banues në Elbasan.
Ai ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi Gjykata e Korçës, me vendimin e datës 12.01.2015 e ka dënuar me 2 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.
Më datë 18.03.2014, në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, kamioni që drejtonte ky shtetas, është përplasur me një automjet tip “Opel”, me drejtues shtetasin K. T. Nga përplasja, humbi jetën këmbësori, shtetasi E. B..
Veprimet e mëtejshme procedurale do të kryhen nga strukturat e DVP Korçë.
/a.r
#dënuar #burg #që #në #vitin #arrestohet #65vjeçari #në #Elbasan
Java News