Aktualitet

Sulmi ndaj Dumanit, Vokshi: Meta ka pësuar traumë! SPAK duhet inkurajuar

Konflikti mediatik që ka prodhuar kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndaj kreu të SPAK, Altin Dumani u diskutua në ‘Studio Live’ në Report Tv, me analistin Indrit Vokshi. Sipas tij, PL është një parti aksionerësh pa ideologji dhe Prokuroria mesa duket ka në hetim aksionerët e kësaj partie.

‘PL nuk ka ndonjë bazament ideologjik, ka qenë parti aksionerësh ,duhet të ketë përplasje mes aksionerëve. SPAK me çfarë thuhet ka në hetim çështje që prekin krerët e PL. Kjo ka shkaktuar traumë politike. Politikanët nuk janë mësuar të hetohen, kanë qenë ata që e kanë kontrolluar politikën. Në traumë bëhen veprime të çuditshme’, thotë Vokshi.

Nga ana tjetër, Vokshi thotë se Meta ka pësuar traumë dhe kjo vjen pasi po lëkundet statusi i tij.

Zoti Meta ka përjetuar një traumë politikë, për shkak të humbjes së statusit politik që ka pasur në shoqërinë shqiptare. Nuk jemi psikiatër që të shqyrtojmë gjendjen të Metës. Por duket se vjen nga humbja e statusit politik’, vijon Vokshi.

Vokshi shton se Prokurorisë në këto kushte i duhet dhënë kurajo të vijojë punën më tej.

‘Duhet ti japim kurajo prokurorisë. Abuzimi ka qenë i madh. Arroganca është shumë e fortë. Autoritarizmi ka qenë shumë i fortë. Ne nuk jemi subjekte të SPAK, nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti japim kurajë Prokurorisë. Të mbyllet kapitulli i politikanëve autoritarë’, shton ai.

Në vijim, analisti thekson se për 30 vite politikanë të tillë janë mësuar të veprojnë me arrogancë.

‘Për 30 vjet kanë drejtuar me dorë të hekurt me arrogancë dhe nuk kanë dashur kurrë të respektojnë kushtetutën dhe ligjin. Ligji ashtu siç është konceptuar, për të mbrojtur interesa të qytetarëve. Jo për interesat e politikanëve’, thekson Vokshi./m.j

#Sulmi #ndaj #Dumanit #Vokshi #Meta #pësuar #traumë #SPAK #duhet #inkurajuar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button