Aktualitet

VIDEO / Meta ndan porositë për 27 Prillin: Poshtë ballkonit të Doktorit do këndojmë “Moj Serbi murin ta prisha”…

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është kujtuar sot për aleatin e tij Sali Berishën i cili është nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” për aferën ‘Partizani’.

Meta ka bërë të ditur se pas konventës që do të zhvillojë Partia e Lirisë më 27 prill, do të shkojë poshtë ballkonit të Berishës.

Siç i ka bërë të zakonshme daljet në rrjetet sociale, Meta shfaqet duke bërë ushtrime fizike dhe duke udhëzuar stafin për mënyrën e organizimit të Konventës.

Konventa do të nisë me këngën ‘Për ty Atdhe’, ndërsa poshtë ballkonit të Berishës do të këndojnë këngën ‘Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha’.

“Me SuperBerishën tonë, Kampionin dhe Rekordmenin absolut, jo vetëm punojmë por edhe stërvitemi si njëherë e një kohë.

Në 27 Prill, ora 10:00, e hapim Konventën Kombëtare në Pallatin e Kongreseve me këngën “Për ty Atdhe” me djalin e Mentor Xhemalit dhe e mbyllim në mbrëmje tek “Rruga e Shpresës” me këngën “Moj Serbi murin ta prisha se më thonë Sali Berisha”!”- shkruan Meta krahas videos.

#VIDEO #Meta #ndan #porositë #për #Prillin #Poshtë #ballkonit #të #Doktorit #këndojmë #Moj #Serbi #murin #prisha..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button