Life Style

Jetmir ironizon Ori Nebiajn: Të mëshiroj për injorancën znj. deputete

Me largimin nga “Big Brother Vip”, Jetmiri i ka shpallur “luftë” të hapur këtij formati duke thumbuar vazhdimisht produksionin dhe duke vënë në dyshim transparencën e tij e duke kërkuar djretësinë e mohuar.

Pasi “Vëllai i Madh” i refuzoi kërkesën për të qëndruar pa folur në shtëpi, Jetmiri është përplasur në studio “live” me prezantuesin, Ledion Liço dhe opinionistët.

Në përballjen me ta, ish-banori nënkuptoi se i është bërë padrejtësi në mënyrën sesi e kanë paraqitur lojën e tij, si në montazh dhe ndërprerjen e të drejtës së fjalës me banorët e tjerë. Për t’iu përgjigjur opinionistët e cilësuan argumentin e Jetmirit, “viktimizim” dhe “fantazi”.

Sot ish-banori ka sulmuar përmes një postimi në “Instastory”, Ori Nebijajn njëherësh Deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke u shprehur se është një turp dhe mëshiron injorancën e saj.

“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj, Deputete”, shkruan Jetmiri në një postim.

Ai gjithashtu ka etiketuar edhe të ftuarit e kësaj jave në Fan Club, pjesë e stafit të “TCH” të cilët dolën hapur kundra Jetmirit pas largimit nga “Big Brother Vip”.

Nuk dihet nëse statuset janë nga Jetmiri vet apo nga personat që menaxhojnë profilin e tij të instagramit

#Jetmir #ironizon #Ori #Nebiajn #Të #mëshiroj #për #injorancën #znj #deputete

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button