Szunyog: Po e vëzhgojmë votimin me 17 ekipe e rreth 60 persona në terren

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka vizituar fshatin Çabër të Komunës së Zubin Potokut gjatë procesit të votimit për largimin e katër kryetarëve shqiptarë.
Szunyog ka thënë se janë 17 ekipe me rreth 60 persona në terren që po e vëzhgojnë votimin në qendra të ndryshme.
“17 ekipe me gjithsej 60 anëtarë nga BE-ja në Kosovë shtetet anëtare të BE-së dhe vendet partnere synojnë të fitojnë njohuri në procesin e tërheqjes së kryetarëve të komunave”, ka shkruar ai në X.
Në katër komunat në veri të Kosovës, qytetarët po votojnë sot nëse duan apo jo të largojnë kryetarët komunalë shqiptarë. Procesi mbahet mes thirrjeve nga Lista Serbe për bojkotimin e votimeve në komunat e banuara me shumicë serbe.
#Szunyog #vëzhgojmë #votimin #ekipe #rreth #persona #në #terren
gazetablic.com