Aktualitet

Guardiola tepër i nervozuar me Federatën e Futbollit të Anglisë: Kjo nuk është normale!

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur për media pasi mposhti Chelsean 1-0 në Wembley në gjysmëfinalen e FA Cup.

Guardiola ishte i zemëruar me orarin dhe vendimin e FA për të luajtur ndeshjen të shtunën, duke e përshkruar orarin si “të papranueshëm” dhe “anormal”.

“Është e papranueshme që na lënë të luajmë sot. Nuk është normale për shëndetin e lojtarëve. Nuk është normale! Është e papranueshme! 120 minuta, emocione ndaj Madridit, mënyra se si humbasim… E di që ky vend është i lidhur me FA Cup, por gjëja më e rëndësishme është shëndeti i lojtarëve, nuk e kuptoj se si kemi mbijetuar sot”, ka komentuar ai.

“Pse nuk luajtëm nesër? Chelsea, Manchester United, Coventry nuk kishin ndeshje në mesjavë,” pyeti ai.

“Mendërisht është shumë e vështirë të rikuperohesh. Rodri me mënyrën se si luajti sot, Kyle Walker i cili u lëndua për disa javë, nuk e kuptoj se si mbijetuan. Ne duam të luajmë futboll, na pëlqen të luajmë futboll, por çka është kjo”, përfundoi ai Guardiola.

/ Sport/



#Guardiola #tepër #nervozuar #Federatën #Futbollit #të #Anglisë #Kjo #nuk #është #normale
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button