Vokrri: Bojkoti i serbëve në votim dëshmon se ata janë të kënaqur me kryetarët në veri

Pjesëmarrja e vogël ne votimin në veri, dëshmon se snumica e qytetarëve atje janë të kënaqur me kryetarët e komunave.
Kështu ka deklaruar direkt nga veriu për Kanal 10, Arbër Vokrri zëvendësministër në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.
“Lista Serbe thirrjen për bojkot e ka bërë pasi e ka bërë se shumica e qytetarëve serb janë kundër largimit të kryetarëve në veri”, ka thënë Vokrri.
Sipas tij, Lista Serbe do të tentojë që numrin e vogël në votime të qytetarëve në veri ta paraqesë si sukses.
“Sikur të kishte frustim politik, atëherë do të kishte pjesëmarrje të madhe të qytetarëve serb në votim për shkarkimin e kryetarëve në veri”, ka thënë ai.
#Vokrri #Bojkoti #serbëve #në #votim #dëshmon #ata #janë #të #kënaqur #kryetarët #në #veri
gazetablic.com