VIDEO / Tenton të bëjë gol, por Meta rrëzohet përtokë: Ka nisur rrethimi i mafies në pushtet

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka qenë dje në Lezhë ku ka luajtur një ndeshje futbolli. Ndeshja u zhvillua mes ekipit të Partisë së Lirisë në Tiranë dhe strukturave në Lezhë.
Por mesa duket ashtu si ka dështuar në politikë, Meta ka dështuar edhe në sport .
Teksa po tentonte të shënonte gol në portë, Meta është rrëzuar, duke e kapur dhe ngërçi.
Megjithatë është çuar menjëherë sikur nuk kishte ndodhur gjë, por videoja është bërë virale.
Duket se palestra e përditshme nuk i ka shërbyer Metës të jetë në formë.
Pas ndeshjes, i pyetur nga gazetarët se po e sulmon Altin Dumanin, pasi ka frikë nga SPAK, Meta se nuk do i lejojë të asgjësojnë pluralizmin politik. Meta tha se ka nisur “rrethimi i mafies në pushtet”.
“Ilir Meta ka qenë këtu, është këtu dhe do jetë këtu. Frikë nga e vërteta kanë ata që kujtojnë se me deklarata të blera McGonigal dhe fëlliqësira që mbajnë çimka me vete do mund të shkatërrojnë pluralizmin politik. Me 27 prill e marrin përgjigjen të gjithë, rrethimi i vogël ndaj Metës ka përfunduar, rrethimi i madh ndaj mafies në pushtet sapo ka nisur”, tha Meta.
#VIDEO #Tenton #të #bëjë #gol #por #Meta #rrëzohet #përtokë #nisur #rrethimi #mafies #në #pushtet
Java News