Meta i përgjigjet Kryemadhit për imazhin: Më nxjerrin në ca kuadrate në facebook si 300 vjeç, si të lodhur…!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i është përgjigjur deklaratës së jo më larg se disa minutave më parë të Monika Kryemadhit, deputetes së PL dhe bashkëshortes së tij.
Kjo e fundit u shpreh se imazhi i Metës po shkërmoqet, ndërsa ish-Presidenti u shpreh se “nepotizmi është përgjegjës për imazhin që shqetësohet zonja në fjalë”.
Ai vijoi duke treguar disa pamje dhe foto të shkrepura nga stafi që kujdesej për imazhin e tij, duke thënë se ish-kreun e shtetit “e kanë nxjerrë në disa kuadrate që të dukej si 300 vjeç”.
“Nepotizmi është përgjegjës për të dëmtuar imazhin e Ilir Metës që shqetësohet zonja në fjalë, e fusin në ca kuadrate që të duket si 300 vjeç.
Shikoni personi që kujdesej për imazhin e Ilir Metës, lajmëro popullin i thashë në Facebook, shiko fotot që nxjerr ky, as Partia, artia e Lirisë shkruhet. Ka nxjerrë mikrofonat bosh, apo imazhin e Ilir Metës që duket si një njeri i lodhur”, u shpreh ai.
#Meta #përgjigjet #Kryemadhit #për #imazhin #Më #nxjerrin #në #kuadrate #në #facebook #vjeç #të #lodhur..
Java News