Aktualitet

Sherri brenda familjes shkon brenda PL, Kryemadhi-Metës: Unë jam tradhtarja, mësoni nga gabimet e mija. S’ka nevojë për prerje kokash

Pjesë nga fjala e Monika Kryemadhit në mbledhjen e Komitetit Drejtues të PL:

Unë di që parti politike është bashkim vullnetar dhe jo përjashtim, nëse ndonjëri nga ju më gjen një fjalë për nepotizëm unë tërhiqem, por nëse nuk ekziston, do t’u sugjeroja personave që e kanë hartuar, të ma argumentojnë. Nepotizmi ka të bëjë me qeverisjen dhe jo parti politike.

Çështja e nepotizmit është metodologji për të larguar njerëz që kanë kontribute. Meritokracia ka rëndësi më shumë se servilizmi në një parti politike, servilizmi dhe të qenurit dakord nuk krijon hapësira për njerëz të ri. Tradhtarët në krye të PL që ndër ta jam unë, u ka mbyllur derën pjesës më të madhe tuajën, djem e vajza të reja.

Ajo që dua të theksoj, mendoj se prioritetet e PL nuk janë përjashtimet por hapja e partisë, përfshirja e të gjithëve edhe për të mësuar nga gabimet e Kryemadhit. S’ka nevojë për prerje kokash, se s’ka ca kokash të presim, ka nevojë për hapje”.

Monika Kryemadhi la të kuptohet se po e bëjnë ‘kurban’ per djegien e mandatit.

“Djegia e mandative Unë jam fajtore e djegies së mandative. Por sic jam unë filloj faji tek Petrit Vasili e të gjithë deputetët që dogjën mandatet. Faji nuk është jetim. Nëse mua më kërkohet për vrasje politike të Lulzim Bashës nuk e konsideroj sepse në fund të fundit të gjithë jemi fajtorë”/m.j

#Sherri #brenda #familjes #shkon #brenda #KryemadhiMetës #Unë #jam #tradhtarja #mësoni #nga #gabimet #mija #Ska #nevojë #për #prerje #kokash
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button