Aktualitet
Rama publikon pamje nga Lumi i Gashit në Tropojë: Pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook pamje nga Lumi i Gashit në Tropojë. Kreu i qeverisë e ka cilësuar këtë lum, si pasuri botërore, e cila mbrohet nga UNESCO dhe bashkon bukuritë e rralla të natyrës me turistët e apasionuar pas aventurës.
“MIRËMËNGJES dhe me këto pamje nga Lumi i Gashit në Tropojë, një pasuri botërore e mbrojtur edhe nga UNESCO që bashkon bukuritë e rralla të natyrës me turistët e apasionuar pas aventurës të shoqëruar nga udhërrëfyesit profesionistë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
/a.r
#Rama #publikon #pamje #nga #Lumi #Gashit #në #Tropojë #Pasuri #botërore #mbrojtur #edhe #nga #UNESCO
Java News