Aktualitet

Po unë s’ju dhimbsem? Kryemadhi: Meta më ka sulmuar si politikane jo si bashkëshorte. Dakord …!

Deputetja e PL Monika Kryemadhi përkrah bashkëshortin e saj kryetarin e PL-së Ilir Meta në sulmet e tij ndaj SPAK.

“Jam dakort me Metën per kapjen e SPAK nga qeveria, por jo per gjuhën, vjen nga revolta. Në çdo fjalë që ka thënë Meta për kapjen e drejtësisë nga qeveria jam dakort. Edhe them përsëri, vjen revolta”, tha Kryemadhi.

Ajo vijoi më tej me akuza ndaj SPAK.

“SPAK është vegël e Ramës dhe beteja jonë nuk është me SPAK. Ju duket normale ju që gazetat e Erion Velisë hapin faqen me njoftimin e SPAK. Ju duket normale…”

“Më shumë se ç’më ka sulmuar Rama e Veliaj pse nuk ju dhimbset kjo ju. Meta më ka sulmuar si politikane jo si bashkëshorte”, shtoi Kryemadhi.

Por, pika ku ndahet me bashkëshortin që drejton Partinë e Lirisë, është ajo e nepotizmit në parti, për të cilën Meta ka pasur mjaft kritika kohët e fundit. “Në 2003, PS ndryshoi statusin për të larguar Monika Kryemadhi. O Monika Kryemadhi o Ilir Meta në drejtimin e Partisë Socialiste. Në 2004, kur u themelua LSI, grupi themelues edhe pse Monika ishte një nga firmëtaret, bënë statutin që nuk lejohet burrë dhe grua në parti dhe pas dy vitesh e ndryshuan prapë. Meritokracinë në një parti politike, nuk e mbyt nepotizmi. Nepotizmi është për institucionet shtetërore kur emëron, ndërsa deputeti zgjidhet me vota. Mund të të emërojë Ilir Meta deputet, por problemi është se të zgjedhin njerëzit me vota”, theksoi ajo në një dalje për gazetarët nga selia e Parlamentit”, tha ajo.

A është ndjerë e sulmuar nga Ilir Meta? Kryemadhi dha këtë koment: “Më shumë se më ka sulmuar Edi Rama dhe Erion Veliaj, pse nuk u dhimbset kjo ju! Nuk më ka sulmuar si bashkëshort, por si politikane. Keq iu ka ardhur ju që Erion Veliaj ka paditur në SPAK mamanë time dhe fëmijët e mi”./m.j

#unë #sju #dhimbsem #Kryemadhi #Meta #më #sulmuar #politikane #bashkëshorte #Dakord
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button