Aktualitet

Microsoft: Fushata online ruse po tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA

Kompania amerikane Microsoft njoftoi sot se në 45 ditët e fundit janë aktivizuar fushata online ruse që po tentojnë të ndikojnë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në SHBA, por me ritme më të ngadalta se në zgjedhjet e fundit.

“Llogaritë e lidhura me Rusinë po përhapin përmbajtje përçarëse në publikun amerikan, duke përfshirë kritikat për mbështetjen e SHBA për Ukrainën,” tha Microsoft në një deklaratë, raporton Reuters.

Ambasada ruse në Uashington nuk iu përgjigj një kërkese për koment, por Kremlini tha muajin e kaluar se nuk kishte ndërmend të ndërhynte në zgjedhjet presidenciale të SHBA.

Moska zyrtare hodhi poshtë gjithashtu akuzat e SHBA-së se Rusia orkestroi ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës në SHBA.

Edhe pse aktiviteti rus nuk është aq intensiv sa përpara zgjedhjeve të mëparshme, ai mund të ndryshojë dhe intensifikohet në periudhën e ardhshme, sipas deklaratës së Microsoft.

“Mesazhet e lidhura me Ukrainën të dërguara përmes mediave tradicionale dhe rrjeteve sociale kanë marrë hov në dy muajt e fundit. Aktivitetet më të frytshme të këtij lloji lidhen me administratën presidenciale ruse”, pretendon Microsoft, duke deklaruar se një nga qëllimet kryesore është përhapin dezinformata në gjuhë të ndryshme përmes internetit.

#Microsoft #Fushata #online #ruse #tentojnë #të #ndikojnë #në #zgjedhjet #ardhshme #presidenciale #në #SHBA
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button