Aktualitet

I kërkoi Meta dorëheqjen? Brahimllari: Kam bërë disa hapa pas, armiqtë e brendshëm imagjinarë…!

Endrit Brahimllari ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes nga funksioni i nënkryetarit të Partisë së Lirisë.

“Jam dorëhequr për çështje të brendshme organizate. Do të jemi anëtar i kësaj partie se aty kam të gjithë angazhimin tim, kam një rrugëtim shumë të gjatë.

Ilir Meta nuk ma ka kërkuar dorëheqjen, kam bërë unë disa hapa pas, që nëse doni të organizoni partinë mos të krijoni armiq të brendshëm imagjinarë, do të shkojmë në konventë me dy teza kryesore.

Nuk disa përplasje të brendshme. Monika Kryemadhi nuk është pjesë e lidershipit. Unë ndihem krenar sepse nuk mund ta eleminoj historinë. Unë nuk jam për të manipuluar historinë”, tha ai në emisionin “Breaking” në Top News.

E bën Ilir Meta këtë?

Brahimllari: Unë se di çfarë do të bëjë ilir Meta. Ka qenë shumë korrekt me strukturat, organizimin, ka propozuar një platformë, është diskutuar edhe në 2016, nuk jam gjë kundër kësaj platforme. Jam krenar që është prezantuar Erisa zv. presidente.

Nëse ka bërë një gabim një nga bashkëpunëtorët e mi në kohë të vështira, unë mendoj që më i rëndësishëm është një anëtar i PL se aa Edi Rama apo Veliaj. Unë kam mendim tjetër për SPAK që ka prokurorë të ndershëm që luftojnë krimin e organizuar.

E mbështesni deklaratën e Metës ?

Brahimllari: Unë do të zbatoj çdo vendim që del nga konventa kombëtare, nëse so të kërkohej opinioni im, versioni klasik i organizmit.

Kur e keni takuar për herë të fundit Metën?

Brahimllari: Në mbledhjen e fundit të kryesisë, para 10 ditësh./m.j

#kërkoi #Meta #dorëheqjen #Brahimllari #Kam #bërë #disa #hapa #pas #armiqtë #brendshëm #imagjinarë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button