Aktualitet
I kërkuar për trafik droge, arrestohet shqiptari në Greqi

Një shqiptar i shpallur në kërkim për trafik droge është arrestuar në qendër të Selanikut.
Bëhet fjalë për një shqiptar 41 vjeç, ndaj të cilit ishte në pritje një urdhër-arresti nga hetuesi Selanik që nga viti 2018.
Nga kontrolli në shtëpinë e tij u zbulua një revole e fshehur me kujdes dhe gjithsej 15 plumba.
Personi i arrestuar pritet të dërgohet te prokurori kompetent për ekzekutimin e urdhrit të arrestit dhe më pas i dërgohet hetuesit kompetent.
/a.r
#kërkuar #për #trafik #droge #arrestohet #shqiptari #në #Greqi
Java News