Meta ka ngritur dronët, por i janë çakorduar pultet. Po kërkon të gjejë tradhtarë ngado

Analisti Plator Nesturi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ në RTSH i komentoi shpërthimet e ish- presidentit, Ilir Meta se vijnë nga një situatë paniku dhe se ai ka ngritur dronët, por i janë çakorduar pultet, ndaj po kërkon të gjejë tradhtarë ngado.
“Kemi të bëjmë me një situatë paradoksale. Meta ka ngritur dronët, por i janë çakorduar pultet. Nuk është i qartë as me veten, ndaj kërkon të gjejë tradhtarë kudo. Ka shtuar listën e tradhtarëve duke përfshirë edhe bashkëshorten e tij. Ka një gropë të madhe në arsyetimet e tij. Të akuzosh Dumanin se ka kërkuar ndryshimin e dëshmisë së Ismailajt, është absurde. Prokurorët thellojnë hetimet, madje duke kërkuar edhe dëshmitarë në favor të akuzës. Duhet të kenë lëvizur ujëra në çështjen e hetimeve ndaj Meta është në këtë situatë shpërthyese. Nuk është e fshehtë që Meta po hetohet. Është proces i deklaruar. As Meta nuk jep shpjegime të qarta. Metën e shoh në situatë paniku.”, tha Nesturi.
#Meta #ngritur #dronët #por #janë #çakorduar #pultet #kërkon #të #gjejë #tradhtarë #ngado
Java News