Emrat/ Dy rojet akuzohen se përdhunuan një person me aftësi të kufizuara, njëri prej tyre pranon se e kanë zhveshur. 31-vjeçari u dërgonte kafe gjatë punës

Dy persona janë arrestuar në Mengël të Elbasanit, pasi dyshohet se kanë përdhunuar një djalë 31 vjeç me probleme të shëndetit mendor.
Denoncimi është bërë nga nëna e djalit e cila ka parë shenja tek i biri dhe shfaqje të një sjellje të frikësuar.
Bledi Jolla dhe Rexhep Balla janë arrestuar nga policia e Elbasanit ndërsa gjatë marrjes në pyetje kanë pranuar pjesërisht ngjarjen.
Njëri prej të dyshuarve ka pranuar se e kanë zhveshur djalin, teksa ky i fundit u dërgonte kafenë në vendin ku punonin si roje pranë një objekti privat.
Ndërsa policia dhe psikologët po punojnë për marrjen e mëtejshme në pyetje të 31 vjeçarit i cili vuan nga epilepsia dhe prapambetje e rendë mendore ekspertiza mjekoligjore ka konfirmuar aktin e rëndë./m.j
#Emrat #rojet #akuzohen #përdhunuan #një #person #aftësi #të #kufizuara #njëri #prej #tyre #pranon #kanë #zhveshur #31vjeçari #dërgonte #kafe #gjatë #punës
Java News