E leu me benzinë dhe tentoi të digjte ish-gruan, 12 vjet burg për shqiptarin në Greqi

Gjykata e Volos ka dënuar me 12 vite burg një shtetas shqiptar për tentativë vrasje me dashje dhe tentativë zjarrvënie me pasojë rrezik për njerëzit.
Sipas aktakuzës, 52-vjeçari me profesion ndërtues, më 29 dhjetor 2022, ka larë me benzinë ish-bashkëshorten e tij teksa ajo po dilte nga makina e saj me djalin e tyre 17-vjeçarin, ndërsa ka hedhur edhe benzinë mbi makinën duke e kërcënuar se do ta djegë.
Fatmirësisht 17-vjeçari ka reaguar i qetë, duke frenuar të atin, për pasojë nëna ka arritur të largohet dhe të shkojë në polici. Autori akuzohej më parë për trafik droge dhe i është shqiptuar ndalimi i daljes jashtë vendit.
Në kërkim të faljes, i pandehuri dëshmoi se nuk kishte ndërmend t’i vinte zjarrin gruas me të cilën ishin divorcuar, por nuk e linte të shihte fëmijën e tyre, për pasojë gjatë pushimeve e kishte pushtuar dëshpërimi.
/a.r
#leu #benzinë #dhe #tentoi #të #digjte #ishgruan #vjet #burg #për #shqiptarin #në #Greqi
Java News