Aktualitet
Zjarri në QSUT, Prokuroria do të kryejë një riekspertim për shkakun

Prokuroria e Tiranës do të kryejë një riekspertim për shkakun e zjarrit të rënë në QSUT, qe nxori përkohësisht jashtë funksioni shërbimin e Urgjencës.
Burime pranë Prokurorisë së kryeqytetit bënë me dije se ekspertimi i ri ka si qëllim evidentimin e specifikave teknike, se si janë zbatuar punimet.
Në lidhje me rënien e zjarrit në QSUT Prokuroria e Tiranës më 29 shkurt regjistroi procedime penal për “shkatërrim të pronës me zjarr”.
/a.r
#Zjarri #në #QSUT #Prokuroria #të #kryejë #një #riekspertim #për #shkakun
Java News