Konjufca për vrasjen në Pejë: Koha e fundit që të ndodhë konsolidimi i mekanizmave të drejtësisë

Me një minutë heshtje për vrasjen e sotme të një gruaje tjetër në Pejë, ka nisë dita e dytë e Forumit për Gruan, Paqen dhe Sigurinë.
“Konsolidimi i të gjithë mekanizmave të drejtësisë dhe gjyqësisë është koha e fundit të ndodhë, sepse gra e vajza po vriten vazhdimisht”, tha kryekuvendari, Glauk Konjufca, në hapje të ditës së dytë të këtij forumi.
“Dhuna e ushtruar ndaj tyre është kryesisht prej personave që edhe më herët kanë pasur raste penale, raste të shkeljeve të rënda dhe Sistemi i drejtësisë me shumë lehtësi i liron ata dhe pastaj kjo është parapërgatitje edhe për raste më të rënda siç ishin rastet e dy vrasjeve këtë jave në Kosovë”, tha Konjufca./RTK
#Konjufca #për #vrasjen #në #Pejë #Koha #fundit #që #të #ndodhë #konsolidimi #mekanizmave #të #drejtësisë
gazetablic.com