Osmani për vrasjen e gruas në Pejë: Femicidi duhet të ndalet me çdo kusht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, vrasjen e sotme në Pejë e ka quajtur femicid që ka marrë përmasa të jashtëzakonshme.
Osmani nga Forumi për Gruan, Paqen dhe Sigurinë, bëri thirrje që të gjithë bashkë të angazhohen për ndaljen e vrasjeve te vajzave dhe grave në Kosovë.
Ndryshe sot është vrarë një grua në Pejë, ku dyshohet se dorasi ishte bashkëshorti. Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi. I dyshuari është arrestuar e në vendin e ngjarjes.
“Në Pejë ka ndodhur një rast i vrasjes, ku dyshohet se në një banesë në qendër të Pejës bashkëshorti ka privuar nga jeta gruan e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes është kryeprokurori, prokurori, krimet e rënda dhe të gjitha ekipet relevante. Po e presim Mjekësinë Ligjore për të marrë trupin e pajetë. Është arrestuar i dyshuari”, ka thënë Nikçi./rtk
#Osmani #për #vrasjen #gruas #në #Pejë #Femicidi #duhet #të #ndalet #çdo #kusht
gazetablic.com