Aktualitet
Super spektakël sonte në Ligën e Kampionëve, mësohen dy skuadrat e para gjysmëfinaliste

Emocionet e jashtëzakonshme të Ligës së Kampionëve rikthehen përsëri sonte.
Dy super sfida na presin me fillim nga ora 21:00, atje ku do të mësohen dy skuadrat e para që kalojnë në gjysmëfinale, shkruan Sport.
Në Spanjë, Barcelona e pret skuadrën e PSG, duke qenë në avantazh nga takimi i parë i luajtur në Francë. Katalunasit triumfuan me shifrat 3 me 2.
Në ndeshjen tjetër, spektak i madh pritet të jetë edhe në ‘Signal Iduna Park’, me Borussia Dortmund dhe Atletico Madrid që do të duelojnë deri në sekondat e fundit. Sfida e parë kishte përfunduar me shifrat 2 me 1 për skuadrën spanjolle.
/ Sport/
#Super #spektakël #sonte #në #Ligën #Kampionëve #mësohen #skuadrat #para #gjysmëfinaliste
gazetablic.com