Aktualitet

Kosovë/ Kurti mbledh Këshillin e Sigurisë: Mijëra dronë me të cilat Irani sulmoi Izraelin janë në duart e Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thirrur mbrëmjen e së dielës, (14 prill)  Këshillin e Sigurisë së Kosovës pas sulmit të paprecedentë me dronë e me raketa që Irani kreu kundër Izraelit natën mes 13 – 14 prillit 2024.

Sipas një komunikatë për media të lëshuar nga Qeveria, temë qendrore e këtij takimi ishte sulmi i Iranit ndaj shtetit të Izraelit, dhe implikimet e mundshme për paqen dhe sigurinë globale dhe rajonale.

Në komunikatë thuhet se se sulmi u krye dronë Shaheed, që janë prodhim iranian.

 “Mijëra dronë të tillë i ka në posedim edhe Serbia, e cila në vazhdimësi shfaq sjellje agresive ndaj Republikës sonë, veçanërisht përgjatë kufirit që ndajmë”, thuhet në komunikatë.

“Institucionet e Sigurisë së Republikës së Kosovës janë duke i përcjellë zhvillimet e fundit me vëmendje të shtuar, dhe janë duke e monitoruar gjendjen e sigurisë në baza të vazhdueshme dhe në bashkërendim e bashkëpunim të ngushtë me KFOR-in dhe me partnerët strategjikë” vijon më tej komunikata.

Qeveria e Republikës së Kosovës e ka dënuar menjëherë sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke e cilësuar atë “si akt të paprecedent që paraqet rrezik për destabilizimin e Lindjes së Mesme dhe të eskalimit të mëtutjeshëm të situatës së sigurisë”, thuhet në komunikatë./m.j

#Kosovë #Kurti #mbledh #Këshillin #Sigurisë #Mijëra #dronë #të #cilat #Irani #sulmoi #Izraelin #janë #në #duart #Serbisë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button