Aktualitet

Debate te ‘TIMS’, Salianji: PS do të bllokojë hetimet! Qefalia: Ky komision nuk dërgon shkresat e ekspertëve

Është mbledhur komisioni për të dhënat e sistemit ‘TIMS’. Mbledhja ka nisur me debate për shkak të shkresave për informacion, që sipas opozitës mazhoranca nuk do t’i miratojë.

Qefalia: Ka edhe në radhët tuaja deputetë që duan që ky komision ta kryejë rolin që ka marrë. Habitem kryetar që ju ende nuk e kuptoni se seanca e kaluar ishte një dështim. E kemi të qartë që ju nuk jeni kryetar i komisionit vetëm për PD apo Rithemelimin por kryetar i komisionit hetimor ngritur me vendim parlamenti gjë që nuk po e zbatoni. Mos e prish mbledhjen e komisionit. Keni qenë kundra e zvarritet dhe dy javë dhe donin që ky komision të mësojë fatet e komisionit tjetër. Jemi të interesuar të nxjerrim përgjegjësinë institucionale. Ky komision nuk dërgon shkresat e ekspertëve. Nuk doni të ketë ecuri për këtë komision. Të ulemi të kryejmë të gjitha procedurat.

Salianji: Nuk e përcaktoni ju si e drejtoj mbledhjen. Ju thoni jam sekretar, dhe merr qëndrime se ça bëhet! Ju nuk doni të çoni shkresat për informacion dhe duam. Ju keni votuar kundër!. PS ka qëllim që me komisionet hetimore të bllokojë hetimet! Doni thellësisht që rast pas rasti të bllokoni punën e këtij institucioni. Ne i kemi përparime nuk i kemi siç i keni ju. Nëse doni ta bllokoni jeni të drejtën tuaj, por nëse do të bllokoni kërkesat për informacion do të shkoj në dyert e institucioneve të drejtësisë dhe mos bëjmë lojëra këtu. Po kërkohet të zbatohet ligji, janë kërkesa për informacion. Ju vini dhe bëni politike.

#Debate #TIMS #Salianji #të #bllokojë #hetimet #Qefalia #komision #nuk #dërgon #shkresat #ekspertëve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button