“Për ju është përbindësh, për mua i sëmurë”, flet babai i autorit të masakrës në Australi

Autori i masakrës në Australi ku mbetën të vrarë 6 persona në një qendër tregtare në Sidnei kishte probleme të shëndetit mendor. Për herë të parë për mediat australiane ka folur babai i 40-vjeçarit, Andrew Cauchi, i cili thotë se është i shkatërruar nga ngjarja e rëndë.
“Për ju ai është një përbindësh, për mua ai ishte një djalë shumë i sëmurë, më besoni, ai ishte një djalë shumë i sëmurë. Më vjen shumë keq, jam zemërthyer. Kjo ngjarje është aq e tmerrshme sa nuk mund ta shpjegoj. Po përpiqeni që unë të bëj një bisedë inteligjente, por nuk mund ta bëj sepse thjesht jam i shkatërruar. Unë e dua djalin tim, u bëra shërbëtor i djalit tim kur kuptova se ai kishte një sëmundje mendore. Unë u bëra shërbëtor i tij, bëra gjithçka sepse e dua atë djalë.”

5 nga 6 viktimat ishin gra, si dhe shumica e 12 personave që u plagosën gjithashtu në incident dhe kjo është edhe një nga pikat që hetuesit duan të shpjegojnë. 8 persona të plagosur nga sulmi janë ende duke marrë ndihmën mjekësore, disa të tjerë janë në gjendje kritike. 4 të tjerët janë liruar nga spitali.
Sipas policisë autori mbërriti në Sidnei një muaj më parë dhe kishte marrë me qira një magazinë të vogël ku kishte vendosur disa nga gjërat e tij personale, duke përfshirë një dërrasë sërfi. Ai nuk kishte një vendbanim të përhershëm, jetonte në makinë dhe në bujtina, ndërkohë që kishte kontakte sporadike me familjen.
/a.r
#Për #është #përbindësh #për #mua #sëmurë #flet #babai #autorit #të #masakrës #në #Australi
Java News