Life Style
“Marry Me?”/Dafina Zeqiri merr propozimin e martesës në ditëlindjen e saj

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqirit feston 35-vjetorin e lindjes në mënyrën më të veçantë. Ajo ka ndarë video ku ia ka ururar vetes ditëlindjen me këngën e saj, “Happy Birthday”, por duket se tashmë e ka marrë edhe dhuratën më të bukur: propozimin për martesë!
Në një postim në Instagram, në gishtin e saj shkëlqen një unazë fejese ndërsa duart i kanë vendosur mbi njëri-tjetrin. Në foton tjetër, shihet Kreshniku i gjunjëzuar dhe i rrethuar nga petale trëndafilash të bardhë, qirinj në po të njëjtën ngjyrë dhe shkrimin “Marry Me?” nga pas, moment nga i cili Dafina ka postuar edhe video.
#Marry #MeDafina #Zeqiri #merr #propozimin #martesës #në #ditëlindjen #saj