Aktualitet

SHBA e prerë me Izraelin: Nuk bëhemi pjesë e asnjë sulmi hakmarrës ndaj Iranit

Shtëpia e Bardhë i ka thënë Izraelit se Shtetet e bashkuara të Amerikës, nuk do të bëhen pjesë e asnjë sulmi hakmarrës ndaj Iranit.

Duke folur për gazetarët të dielën, një zyrtar i administratës amerikane tha se presidenti Joe Biden i ka kërkuar kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu që të “mendojë me shumë kujdes dhe në mënyrë strategjike” për mënyrën sesi forcat e tij do t’i përgjigjen veprimit të paprecedentë të Iranit, sulmit të parë të drejtpërdrejtë në Izrael.

Në disa dalje televizive në mediat amerikane gjatë ditës së djeshme, zëdhënësi i sigurisë kombëtare John Kirby, ripërsëriti se SHBA ia kanë bërë të qartë Izraelit se kërkon të shmangë një konflikt më të gjerë.

Si Kirby ashtu sikurse zyrtari thanë se SHBA do të vijojë të mbrojë Izraelin, por kanë përjashtuar pjesëmarrjen në çdo kundërpërgjigje të këtij shteti.

/a.r

#SHBA #prerë #Izraelin #Nuk #bëhemi #pjesë #asnjë #sulmi #hakmarrës #ndaj #Iranit
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button