Sulmi ndaj Izraelit, Rama: Kërcënim për të destabilizuar rajonin, duhet armëpushim në Gaza

Shqipëria dënon ashpër sulmin e Iranit kundër Izraelit. Është ky reagimi i kryeministrit Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, sipas të cilit, ky sulm përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të nisur nga Irani kundër Izraelit, i cili përbën një kërcënim për të destabilizuar rajonin në mënyrë të pakthyeshme. Ne qëndrojmë në solidaritet me popullin izraelit dhe mbështesim plotësisht përpjekjet e partnerëve tanë drejt de-përshkallëzimit“.
Ai bëri thirrje për një armëpushim në Gaza dhe sigurimin për kthimin e pengjeve.
“Shqipëria mbron përmbajtjen dhe thekson nevojën kritike për një armëpushim në Gaza, duke u siguruar që të gjithë pengjet të mund të kthehen të sigurt në shtëpi”.
Irani lëshoi qindra dronë dhe raketa mbi shtetin e Izraelit për herë të parë në një sulmi të drejtpërdrejtë, i cili ishte paralajmëruar nga Irani disa ditë më parë, si një hakmarrje ndaj goditjes së konsullatës Iraniane në Damask, në të cilën mbeti i vrarë edhe një gjeneral i rëndësishëm i Gardës Revolucionare të Iranit.
/a.r
#Sulmi #ndaj #Izraelit #Rama #Kërcënim #për #të #destabilizuar #rajonin #duhet #armëpushim #në #Gaza
Java News