Bashkëpunimi PS-PD, ambasadori holandez: Me rëndësi për integrimin në BE

Ambasadori i Holandës në Shqipëri u shpreh kënaqur për rikthimin e normalitetit në parlamentin shqiptar.
Nga Korça ambasadori Reinout Vos, tha se bashkëpunimi mes PS dhe PD, është i rëndësishëm për reformën zgjedhore në vend, por edhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
“Është shumë i rëndësishëm hapja e kapitujve për integrimin e Shqipërisë në BE dhe duke u fokusuar kryesisht në ligjin e të drejtës. Shpresojmë dhe jemi shumë optimistë në rrugën e Shqipërisë në këtë drejtim.Jam i kënaqur që si opozita ashtu edhe mazhoranca janë duke punuar së bashku në parlament pasi reforma zgjedhore dhe e ardhmja e Shqipërisë në BE është një hap shumë i rëndësishëm për vendin. Duhet bashkëpunimi i të dy palëve.”
/a.r
#Bashkëpunimi #PSPD #ambasadori #holandez #rëndësi #për #integrimin #në
Java News