Sulmi iranian mbi Izrael, Begaj: Shpresojmë të mos ketë përshkallëzim të mëtejshëm

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit. Përmes një postimi në ‘X’, Begaj shprehet se dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit duke shpresuar se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm.
Ndër të tjera në postimin e tij, Begaj thekson se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.
“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm. Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë”, shkruan Presidenti Begaj.
Ky ka qenë sulmi i parë i drejtpërdrejtë i Iranit ndaj Izraelit, duke përfshirë më shumë se 300 dronë dhe raketa. Irani thotë se sulmi i arriti të gjitha objektivat e tij dhe ishte në përgjigje të një sulmi që vrau komandantët iranianë në Damask më 1 Prill.
/a.r
#Sulmi #iranian #mbi #Izrael #Begaj #Shpresojmë #të #mos #ketë #përshkallëzim #të #mëtejshëm
Java News