Digjet banesa në Shkodër, shkak cigarja. Humb jetën 52-vjeçari, shpëton bashkëshortja dhe djali i tij

Një zjarri i rënë në një banesë në Shkodër i ka marrë jetën një 52-vjeçari, ndërsa ka mundur të shpëtojë bashkëshortja dhe djali i tij. Zjarri ka rënë në orën 02:10, në lagjen Zogaj, ndërsa shkak mendohet të ketë qenë një cigare e ndezur.
Nga flakët është djegur plotësisht banesa, ku nuk ka mundur të dalë 52-vjeçari Jakup Çotaj, ndërsa bashkëshortja dhe djali i tij kanë mundur të dalin nga banesa pa pësuar dëmtime nga zjarri.
Burime nga zjarrfikësja bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë një cigare e ndezur, të cilën 52-vjeçari po e konsumonte në katin e dytë të banesës. Dyshohet se 52-vjeçari e ka zënë gjumi teksa po shikonte televizor.
Bashkëshortja dhe djali i tij ishin në katin e parë të banesës, të cilët kanë mundur të shpëtojnë të pa lënduar nga flakët.
/a.r
#Digjet #banesa #në #Shkodër #shkak #cigarja #Humb #jetën #52vjeçari #shpëton #bashkëshortja #dhe #djali #tij
Java News