Aktualitet
Teherani nisi sulmin, por dronët iranianë duan disa orë për të mbërritur në Izrael

Irani ka nisur një sulm kundër Izraelit me dhjetëra dronë, sipas faqes së lajmeve Axios.
Dronët e tipit Shahed 136, vlerësohet se janë rreth 50 të tillë, kërkojnë disa orë për të kaluar një distancë të madhe mes dy vendeve.
Ata konsiderohen si vala e pare e sulmit frontal që republika islamike po ndërmerr në shenjë hakmarrjeje për bombardimin e konsullatës së saj në Damask.
Izraeli ka njoftuar se mbrojtja e tij ajrore është funksionale dhe forcat e armatosura në gadishmeri.
Presidenti amerikan Biden ndërpreu pushimet dhe u kthye në Shtëpinë e Bardhë për konsultime me këshilltarët.
/a.r
#Teherani #nisi #sulmin #por #dronët #iranianë #duan #disa #orë #për #të #mbërritur #në #Izrael
Java News