Aktualitet

LAJM I FUNDIT! Irani sulmon me dronë Izraelin

CNN raporton se Irani ka nisur sulmin ndaj Izraelit, duke përdorur me dhjetëra dronë. Media amerikane citon 4 zyrtarë amerikanë dhe izraelitë.

SHBA parashikon që Irani të sulmojë disa objektiva brenda në Izrael, në kundërpërgjigje për sulmin izraelit në konsullatën iraniane në Damask.

Për shkak të situatës tejet të tensionuar në Lindjen e Mesme, presidenti amerikan Joe Biden u rikthye në Washington, për të zhvilluar një mbledhje urgjente me ekipin e sigurisë kombëtare.

Ndërkohë, më herët gjatë ditës së sotme, Irani konfiskoi një anije mallrash pranë ngushticës së Hormuz me 25 anëtarë në bord. Sipas medias shtetërore iraniane, anija menaxhohet nga një kompani të lidhur me një biznesmen izraelit.

/a.r

#LAJM #FUNDIT #Irani #sulmon #dronë #Izraelin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button