Ashpërsohet fushata në Turqi, sulmohet autobusi i fushatës së opozitës

Autobusi i fushatës së Ekrem Imamoglu, kryetarit të bashkisë së Stambollit, u sulmua teksa ai mbante një fjalim.Ai po mbante një fjalim në Erzurum, bastioni i Partisë AK (AKP) të Erdoganit.
Në këtë ngjarje, kryetari i bashkisë së Stambollit, Imamoglu, i cili do të bëhet nënkryetar nëse rivali Kemal Kilicdaroglu fiton zgjedhjet, po iu drejtohej mbështetësve të tij nga maja e një autobusi të hapur kur disa anëtarë të turmës hodhën gurë ndaj tij dhe mbështetësve të. Imamoglu më vonë tha se nëntë persona ishin plagosur në këtë ngjarje.
Nga ana tjetër gjatë fundjavës presidenti Rexhep Tajip Erdogan mbajti tubimin më të madh të fushatës së tij .Sipas disa raporteve, 1.7 milionë njerëz morën pjesë në tubim të cilin Erdogan e cilësoi mitingu i shekullit. Ai nuk i ndali sulmet ndaj rivalëve.“AK dhe partitë e tjera në aleancën tonë nuk do të ishin kurrë pro-LGBT, sepse familja është e shenjtë për ne. Ne do t’i varrosim ata pro-LGBT në kutinë e votimit,” i tha ai turmës.Turqia do të mbajë zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare më 14 maj dhe sondazhet tregojnë se Erdogan përballet me sfidën më të madhe elektorale në dy dekadat e tij në pushtet.