Aktualitet

Tragjike/ Pësoi kolaps në fushë gjatë një ndeshje miqësore, ndërron jetë ish-futbollisti Fredi Mërkuri

Ish-portieri i njohur, Fredi Mërkuri ndërroi jetë ditën e sotme. 62-vjeçari, pësoi kolaps në fushë, gjatë një ndeshje miqësore ndërmjet lojtarëve të viteve 80-90, sfidë kjo mes skuadrës veterane nga Greqia dhe organizatorëve të Butrintit.

Më saktësisht, në 5 minutat e fundit të ndeshjes, Mërkuri ra në tokë, pasi nuk u ndje mirë.  Pavarësisht përpjekjeve dhe ndihmës së shpejtë, “ikona” e njohur nuk ia doli dot të mbijetojë. Sipas informacioneve, dyshimet kanë të bëjnë me infarkt. Ai do mbahet mend për kontributin e dhënë për klubin e Butrintit të Sarandës./m.j

 

#Tragjike #Pësoi #kolaps #në #fushë #gjatë #një #ndeshje #miqësore #ndërron #jetë #ishfutbollisti #Fredi #Mërkuri
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button