Aktualitet
Mbytet anija në detin Mesdhe, të paktën 45 emigrantë rezultojnë të zhdukur

Të paktën 45 emigrantë janë zhdukur dhe dyshohet se kanë vdekur pasi varka e tyre u mbyt në Mesdheun qendror të mërkurën teksa po përpiqeshin të arrinin në Evropë nga Tunizia, tha agjencia e migracionit e Kombeve të Bashkuara, duke cituar të mbijetuarit.
Roja bregdetare italiane tha të mërkurën se pas fundosjes së një anijeje tjetër, kishte nxjerrë trupat e nëntë personave dhe kishte shpëtuar 22 prej tyre, ndërsa 15 ishin të zhdukur, raportoi Reuters.
Të mbijetuarit u transferuan në ishullin e afërt italian të Lampedusa.
#Mbytet #anija #në #detin #Mesdhe #të #paktën #emigrantë #rezultojnë #të #zhdukur
Java News