Aktualitet
Zhvlerësimi i valutave, Banka e Shqipërisë blen lingota ari

Banka e Shqipërisë po përdor një taktikë tjetër monetare ndërsa valutat janë zhvlerësuar shumë, duke blerë qindra kilogramë lingota ari.
Raportohet se javët e fundit, Banka e Shqipërisë ka blerë 10 mijë onc ose 283 kilogramë lingota ari.
Kjo sasi e çon në 110 mijë onc ose 3.1 tonë, totalin e arit që ka grumbulluar Banka e Shqipërisë, raporton noa.al.
Vlera e kësaj sasie ari është rreth 200 milionë euro.
Aktualisht, ari zë afro 4 për qind të rezervës së Bankës së Shqipërisë, pjesa tjetër është rezervë valutore në euro, dollarë dhe kartëmonedha të tjera.
Rezerva valutore që posedon aktualisht Banka e Shqipërisë është mbi 5 miliardë euro. /noa.al