Aktualitet
Pyetet nga gazetarët për fatin e Martinajt, reagon Rrumbullaku: Kam një përgjigje! Lëri kolegët…!

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku në konferencën e sotme për mediat ku dha detaje nga operacioni policor kundër trafikut njerëzor, u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me hetimet për Ervis Martinajn.
Rrumbullaku zgjodhi të mos i përgjigjej kësaj pyetjeje.
Pyetja: Drejtor Rrumbullaku, a keni dijeni se deri ku kanë shkuar hetimet në lidhje me zhdukjen e Ervis Martinajt?
Rrumbullaku:Po kam një përgjigje për ju. Lëri dhe kolegët e tjerë të bëjnë ndonjë pyetje. Mirupafshim.
#Pyetet #nga #gazetarët #për #fatin #Martinajt #reagon #Rrumbullaku #Kam #një #përgjigje #Lëri #kolegët..
Java News