Aktualitet

‘TIMS’, deputeti i Berishës: Muça ka transferuar nga emri i punonjësit 1 mln euro! Qefalia: Mos dilni në konkluzione, po flisni si ai te ballkoni

Gjatë mbledhjes së komisionit hetimor për TIMS deputeti i opozitës Asllan Dogjani ka hedhur akuza ndaj Ervin Muçës ish shefit të  IT në Policinë e Shtetit që u la në burg nga Gjykata.  Sipas Dogjanit edhe në kohën për Muça ka qenë në AKSH, një punonjës i tij ka kryer kallëzim, duke deklaruar se Muça ka përdorur të dhënat e tij në punë, për të bërë një transfertë parash.

Një përgjigje ka marrë nga deputeti i PS Xhemal Qefalia.

Dogjani: Edhe te Akshi paska ndërhyrë për të transferuar 1 milionë euro te një kompani, e ka bërë kallëzim punonjësi e për këtë është larguar nga puna. E na qenka edhe një tjetër, një punonjës, Klodian Llazari, i arrestuar në Itali për trafik droge. Ky njeri ose ka qenë agjent I shërbimeve të huaja, që merr të dhënat e I përdor kundër Shqipërisë, që mund të jetë agjent I shërbimeve ruse, ta shtrijmë objektin e hetimit, është cenuar siguria kombëtare.

Qefalia: Paske gjetur personin që ka sjellë gjithë këtë sabotazh, e paskemi zgjidhur, ta mbyllim si komision, ne kemi përgjegjësi të merremi me sistemin TIM-s, jo me individin, se ka marrë masën nga sistemi I drejtësisë. Nëse keni informacion shtesë, e keni të qartë rolin, mos ecni e thoni atë që thotë ai te ballkoni, komisioni hetimor nuk merret me këtë, merret drejtësia, kërkoj seriozitet të vazhdojmë me rendin e ditës, nëse doni protagonizëm hajde dalim te banaqet partiake.

Qefalia: Dëgjojmë kryetarin që thotë grup i strukturuar kriminal, del në konkluzione ai. Të ikim fare ne/m.j

#TIMS #deputeti #Berishës #Muça #transferuar #nga #emri #punonjësit #mln #euro #Qefalia #Mos #dilni #në #konkluzione #flisni #ballkoni
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button