Bora Zemani dhe Donald Veshaj prindër së shpejti! “Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete”

Çifti i shumë i dashur për publikun, Bora Zemani dhe Donald Veshaj janë në një pritje të ëmbël.
Lajmin e ka konfirmuar vetë çifti, në videon përmbledhëse të episodit të ardhshëm të “Cherry on Top”, nën moderimin e vetë Bora Zemanit.
“Një lumturi kaq e madhe nuk mund të mbahet dot vetëm për vete”, thotë Bora në nisje, ndërsa prek barkun, pak të rrumbullakosur. Në një fragment tjetër të videos Donaldi i puth dorën, të dy të emocionuar.
Dyshja kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes, si një nga çiftet më të komentuara të estradës shqiptare. Edhe pse jo të martuar, Donaldi i ka propozuar Borës në premierën e filmit të tyre “5 herë jo”.
“Kemi kaluar shumë sfida bashkë dhe do të doja shumë që të kalonim një sfidë tjetër bashkë. A do të martohesh me mua?”, u shpreh Donaldi teksa ishte i ulur në gjunjë. “PO” ishte përgjigja e Bora Zemanit, e cila me një propozim përpara qindra pranoi unazën e partnerit të saj, nën praninë e djalit të saj Arborit.
Për më shumë detaje, ndiqni të premten në orën 21:00, me shumë të ftuar të tjerë të komentuar, si Ilir Shaqiri, Anxhela Peristeri, apo Enxhi Nasufi.
#Bora #Zemani #dhe #Donald #Veshaj #prindër #së #shpejti #Një #lumturi #kaq #madhe #nuk #mund #të #mbahet #dot #vetëm #për #vete