Aktualitet

Komisioni Hetimor për ‘Shëndetësinë’, Koçi: Vokshi po sillet si komandante, duan të bëjnë shfaqje teatrale

Partia Socialiste nuk ka marrë pjesë 3 herë radhazi në mbledhjet për komisionin hetimor për Shëndetësinë.

Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi i ka cilësuar si shfaqje teatrale qëndrimet e kryetares së Komisionit Hetimor Albana Vokshi te ‘Shëndetësia’ për sterilizimin dhe Check up.

Sipas Koçit, Albana Vokshi po sillet në mungesë respekti ndaj anëtarëve të komisionit.

“Kryetarja vazhdon të mendojë se është komandante dhe kryetarja e Kuvendit e thërret seancën pasi e organizon konferencën e kryetarëve. Ajo është e detyruar në mazë të praktikës dhe kulturës parlamentare të koordinojë me kryesinë e komisionit.

Nuk ka mungesë vullneti por respekti për anëtarët e komisionit,. Ka mungesë respekti nga ane e kryetares për kryesinë e këtij komisioni duhet të kthejë rrugë dhe mos të vazhdojë me këtë mënyrë.

Duan të bëjnë shfaqjeje teatrale politike,. Asnjë nuk është në konflikt interesi. Deklarata e konfliktit të interesit nuk nënshkruhet sepse kërkon një palë apo një palë tjetër politike por nëse duhet të nënshkruhet gjithmonë nëse e kërkon ligji”,- tha Koçi./

#Komisioni #Hetimor #për #Shëndetësinë #Koçi #Vokshi #sillet #komandante #duan #të #bëjnë #shfaqje #teatrale
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button