Aktualitet

Në motor me 625 fara kanabis, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilza 1” është arrestuar 38-vjeçari me iniciale V.P. në Shkodër.

Gjatë këtij operacioni, në fshatin Vilzë, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke qarkulluar me motor 38-vjeçarin të cilit gjatë kontrollit fizik, i gjetën një qese me 625 fara të dyshuara kanabis.

Në përfundim të veprimeve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale farat e kanabisit dhe motori i tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

/a.r

#Në #motor #fara #kanabis #arrestohet #38vjeçari #në #Shkodër
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button